Një makinë e drejtuar nga vajza e “ideologut të Putinit” Aleksandr Dugin , Darya Dugina shpërtheu pranë fshatit Velyki Vyazomi, në periferi të Moskës. Imazhe dhe video të shumta të vendit të shpërthimit qarkullojnë në rrjetet sociale, ndërsa dyshohet se 30-vjeçarja ka qenë objekt o atentatit.
Makina në të cilën udhëtonte Darya Dugina ishte një Toyota Land Cruiser Prado, në pronësi të babait të saj, bashkëpunëtori i ngushtë i Putin.
Autoritetet ruse kanë hapur një hetim për sulmin me bombë, pas të cilit, sipas kreut të Republikës Popullore pro-ruse të Donetskut, Denis Pushilin, fshihen “terroristë të regjimit ukrainas”.
Ai tha se objektiv i sulmit ishte Aleksandr Dugin dhe jo e bija Daria, e cila ishte komentatore politike për Lëvizjen Ndërkombëtare Euroaziatike, të udhëhequr nga babai i saj.