Sulmi i rusëve, ministri i Mbrojtjes publikon fotografitë e ushtarëve: Mirënjohje!

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për sulmin ndaj ushtarëve në Gramsh duke thënë se i është garantuar mbështetje e pakursyer dhe shpreh mirënjohje për sakrificën e tyre.

Teksa i uron shërim të shpejtë, sqaron se pranë tyre shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

“Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji. Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!” – shkruan Peleshi.