VIDEO/ Arbitri tregon kartonin e kuq, më pas grushtohet nga lojtarët

Një situatë e pabesueshme ka ndodhur në një ndeshje të Serisë A ekuadoriane në ndeshjen mes Macara dhe Aucas me protagonist arbitrin e sfidës.

Ndeshja e përfunduar me rezultatin 1-1 u mbyll me një episod brutal dhune ndaj kryesorit të garës Torres Cajas i cili u grushtua nga disa prej lojtarëve të skuadrës mike për shkak të një kartoni të kuq të treguar.

Episodi u bë viral në rrjetet sociale me Federatën Ekuadoriane të Futbollit që pritet të ndërmarrë masa të ashpra për të ndëshkuar futbollistët përgjegjës.