Videot nga festa e ‘çmendur’, del përgjigja e testit të kryeministres finlandeze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka rezultuar negative për drogë të paligjshme, sipas një deklarate të lëshuar nga qeveria finlandeze. Euronews shkruan se Marin, tha se ajo bëri një test droge të premten e kaluar për mbrojtjen e saj ligjore, pas presionit nga lideri i një kundërshtari politik të krahut të djathtë, pasi u shfaqën dy video të festës së saj me miqtë në fillim të gushtit.

Kundërshtarët politikë dhe disa media finlandeze, kishin menduar se një nga videot përmbante një referencë për kokainën, megjithëse doli se nuk ishte kështu. Kampioni i urinës së Marin u testua për praninë e drogave të ndryshme, si kokaina, amfetamina, kanabisi dhe opioidet, tha një këshilltare e kryeministres, Iida Vallin.

“Testi i drogës i marrë nga kryeministrja Sanna Marin më 19 gusht 2022 nuk zbuloi praninë e drogës. Testi ishte një test gjithëpërfshirës i drogës. Nuk kemi zgjedhur se si është bërë testi”, tha Vallin.

Një video e publikuar javën e kaluar tregoi Marin duke kërcyer dhe festuar me një grup miqsh dhe të famshëm që krijoi polemika në të gjithë botën. Ajo pranoi se kishte pirë alkool. Përveç mohimit të marrjes së drogës, ajo tha se nuk ishte dëshmitare e përdorimi të drogës nga asnjë prej të pranishmëve.

Të fundit

Kush po e mban peng Shqipërinë?!

Nga Spartak Ngjela Çfarë do të bëhet për të ardhmen në Shqipëri? Koha në Shqipëri po vërtitet sot rreth ngjarjeve të...

“Jashtë s`do ja falja”, Gjesti reagon pas goditjes nga Jozi: Dua ti them…

"Dua ti them mamit dhe babit te mos shqetesohen sepse jam mire". Ky ka qene reagimi i pare i Gjestit pas goditjes nga Jozi. Me syrin...

Pse Rama paska hequr dorë nga ‘vjedhja’ e programit të Berishës

Nga Mero Baze Në vitet tetëdhjetë kishte një garë mes një rapsodi të Lezhës dhe një tjetri të Mirditës se kush e bënte tekstin më...

“Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, Rama ironizon opozitën me videon e animuar

Kryeministri Rama ka ironizuar sërish opozitën ndërsa nga publikuar një video me titull “Bufi & Tiku drejt ribashkimit”, teksa i referohet kreut të PD...

U bë pjesë e hapjes së fushatës/ Noyzi: Nuk ma mbush mendjen askush përveç Ramës

Reperi Rigels Rajku u shfaq sot në ahengun e Edi Ramës në sheshin “Skenderbej”. Këngëtari nuk ka më turp ta pranojë se Rama e...

Lajme të tjera

Web TV