Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ora 16:00 e ditës së sotme nafta do të shitet me 239 lekë/litri, sipas vendimit të ri të Bordit të Transparencës.

Çmimi i shitjes shumicë të naftës sipas bordit do të jetë jo më shumë se 227 lekë/litër.

Benzina do të shitet jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Bordi thotë se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Për rritjen e çmimit të hidrokarbureve, Bordi sqaron  se “çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është rritur 919 ( + 16 nga ai i dates 16.08.2022) $/ Ton, dhe çmimi i Gazoilit/Diesel është rritur 1108 (+ 86 nga data 16.08.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pesuar rritje 117.62 ( +1.62 nga data 16.08.2022) . Kursi i këmbimit të doganës 114.46. Për gazin e lëngshëm, referuar të dhënave të faturës tregtare (Commercial Invoice) të shitjes së produktit, nuk kemi ndryshim të cmimit nga ai i mbledhjes date 17.08.2022.

Nga Vendimi i fundit i Bordit, datës 17.8.2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 16.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qënë si vijon:
Datë 17.08.2022: Benzina 10 ppm -3 USD/ton; Gazoili 10ppm +26 USD/ton
Datë 18.08.2022: Benzina 10 ppm + 26 USD/ton; Gazoili 10ppm + 58 USD/ton
Datë 19.08.2022: Benzina 10 ppm + 30 USD/ton; Gazoili 10ppm + 74 USD/ton
Datë 22.08.2022: Benzina 10 ppm + 2 USD/ton; Gazoili 10ppm +86 USD/ton
Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,62 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit”.

Të fundit

Harrojeni lirinë e Atdheut, luftrat bëhet për të “kap ndonjë lek”

Nga Leonard Veizi Lufta, në vetvete, nuk bëhet për lirinë e popujve, as për prosperitetin apo begatinë e tyre. Këto...

Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga natyra shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukuritë e rralla të parqeve kombëtare...

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV