Në mbrëmjen e së hënës Manchester United mposhti Liverpool -in me rezultat 2-1. Nga United shënoi Sancho dhe Rashford, kurse nga Liverpool shënoi Salah.
Në Serie A Roma fitoi me rezultat 1-0 ndaj Cremoneses, kurse Juve nga ana tjetër barazoi pa gola ndaj Sampdorias.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:
Në Britaninë e Madhe, “Mirror Sport” nxjerr në pah Djajtë e Kuq duke mposhtur Liverpoolin 2-1. “Dashuri dhe urrejtje”, United merr fitoren e parë këtë sezon mes protestave brenda dhe jashtë Old Trafford.
Në Spanjë, “Marca” e hap me fjalët e Casemiro në urimin e tij për Realin: “Madridi bërtet”. “Po largohem me ndjenjën e detyrës të përmbushur. Nëse do të ishte për para, do të isha larguar katër vjet më parë”.
“Max, i thatë” është titulli i italianes “La Gazzetta dello Sport”. Një barazim pa gola për Allegrin në ndeshjen ndaj Sampdorias në transfertë.
“Corriere dello Sport” fokusohet tek barazimi i Juves: “Nuk është Juve”. Rezultat zhgënjyes 0-0 me Sampdorian, gol i Rabiot anulohet nga VAR.
Edhe gazeta torineze “Tuttosport” fokusohet tek barazimi zhgënjyes i Juves dhe shkruan: “Juve, a është kjo e gjitha? “.
“AS” hapet me fjalët e Casemiro –s në lamtumirën e tij. “Casemiro thotë lamtumirë mes lotësh: I dhashë të gjitha, misioni u krye”. “Një ditë do të kthehem për të kthyer dashurinë e marrë”.
“Dyshja e re” është titulli i katalanases “Mundo Deportivo”. Kimia mes Lewandowskit dhe Ansu Fati i jep krahë Barçës.