Denoncimi/ Meta çon në prokurori Autoritetin e Dosjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, më 1 shtator ka premtuar se do të dërgojë në prokurori për akuzën e falsifikimit Autoritetin e Dosjeve. Meta tha se nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metën. Institucioni që merret me pastërtinë e figurës ngriti dyshimin një muaj më parë se Meta mund të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Kryetari i “Partisë së Lirisë” Ilir Meta më datë 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për manipulim dhe falsifikim te qëllimshëm. Paralajmërimi i Metës vjen pasi Autoriteti i Dosjeve nxori inicialet I.M., e një politikani të niveli të lartë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Meta tha se institucioni i Autoritetit po përdoret në mënyrë kriminale në interes të Edi Ramës. “Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te Sigurimit të shtetit, për manipulim dhe falsifikim të qëllimshëm. Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn. Po cënohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës. Frika e Edi Ramës, sepse nuk e blen dot opozitën dhe nuk trukon dot ndeshjen përpara. Rast skandaloz i përdorimit të metodave të Sigurimit të Shtetit”, tha kreu i PL-së në konferencën për mediat. Ilir Meta në një komunikim për mediat u shpreh se ajo çfarë mbetet e rëndësishme është që popullit shqiptar t’i kthehet pushteti dhe kjo sipas tij arrihet nëpërmjet referendumit. “Nuk jemi këtu thjesht për të rrëzuar Edi Ramën sepse Edi Rama ka rënë. Unë e shikoj të rënë shumë rëndë, problem është që bashkë me rënien e Edi Ramës dhe për të gjithë këto veprime kriminale dhe këtë shpopullim që i ka bërë Shqipërisë dhe zëvendësimi me Bangladeshas qëllimi është t’i kthejmë fuqinë popullit shqiptar nuk është thjesht ndërrimi i një kryeministri, por t’ja kthejmë fuqinë popullit. Unë i kam bërë të gjitha denoncimet edhe kur kam qenë president, edhe ish-LSI ka bërë denoncimet e saj, ato vazhdojnë dhe do të vazhdojnë çdo ditë. Ka shumë afera të tjera. Është e pashmangshme dhe drejtësia do të funksionojë. Një popull që vendos drejtësi lartëson veten e tij dhe fiton edhe respektin e të gjithë botës”, tha Meta. në një reagim në Facebook u ka bërë thirrje nëpunësve të administratës publike që të mos firmosin asgjë në shkelje me ligjin, duke shkruar se javët e këtij “regjimi janë të numëruara”. “Ora e llogaridhënies po afron! U bëj thirrje të gjithë nëpunësve të administratës publike: Mos firmosni asgjë në shkelje të ligjit! Bëni gjithçka për të qenë korrekt me ligjet sepse ditët dhe javët e këtij regjimi janë të numëruara!”, shkruan Meta.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV