Formacioni më i mirë i javës në Serie A, mes tij edhe një shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në arkiv ka hyrë edhe java e dytë e kampionatit të Serie A (2022-2023). E ka bërë duke dhënë shumë emocione, disa surpriza dhe konfirmime të rëndësishme.

Në krye, me pikë të plota, mbeten Napoli, Interi dhe Roma, ndërsa në krye të renditjes së golashënuesve është Kvaratskhelia me tri “rrjeta” në dy ndeshje. Xhevahiri i ri i Napolit, për të dytën herë radhazi ka fituar një vend në “Top 11” e zgjedhur nga GOAL. Me të, ndër të tjera janë edhe Smalling, Berardi për duartrokitje, super Bennacer dhe Lautaro Martinez, por edhe shqiptari Ardian Ismajli, mbrojtësi i kombëtares sonë kuqezi.

Ja si përshkruhet ky i fundit nga GOAL: “Empoli arriti të përballojë sulmin total të Fiorentinës edhe falë murit të ngritur nga mbrojtja e tij. Në mesin e të shumtëve bie në sy performanca e Ismajlit, i cili i lejoi shumë pak hapësira Jovicit dhe më pas mbajti peshën kryesore të repartit kur bashkëlojtari i tij, Luperto, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 66-të.

Në 99 minuta lojë, shqiptari ishte providencial, edhe kur largoi një goditje nga Duncan me portën e pambrojtur”.

JA “TOP 11” I JAVËS SË 2-të:

SILVESTRI; ISMAJLI, SMALLING, KIM, DIMARCO; BENNACER, ANGUISSA; BERARDI,

MALINOVSKYI, KVARATSHKELIA; LAUTARO

Të fundit

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto...

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Lajme të tjera

Web TV