Ronaldo i theu telefonin djalit autik, flet mamaja e tifozit: Do e çoj në gjyq arrogantin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëna e djalit 14-vjeçar autik, telefoni i të cilit u thye nga Cristiano Ronaldo, e ka cilësuar superyllin si ‘arrogant’ dhe ka në plan ta çojë në gjykatë.

Pas humbjes së Manchester United ndaj Evertonit në Goodison Park sezonin e kaluar, Ronaldo  goditi dorën e Jacob Harding teksa po hynte ne tunel, duke dëmtuar telefonin e djalit.

37-vjeçari kërkoi falje më pas, por u intervistua nga policia në lidhje me sulmin dhe dëmtimin e dyshuar kriminal dhe mori një paralajmërim.

Nëna e Jacob, Sarah Kelly, thotë se ajo refuzoi mundësinë për të takuar Ronaldon pas incidentit, por më pas mori një telefonatë nga sulmuesi portugez.

“Ai më pyeti nëse do të doja të takoja familjen e tij”, tha ajo për The Mirror . Ai tha: “Unë nuk jam një baba i keq”. Unë i thashë: “Kurrë nuk kam thënë se je baba i keq”.

Ai tha: “Kam pasur një jete të tmerrshëm, kam humbur babin”. Unë i thashë: “Të gjithë kanë një histori të vështirë, kam humbur babin tim i ri, kam pasur kancer”.

“Ai kurrë nuk iu referua Jakobit me emrin e tij, gjithmonë “djali”. “E di që djali ka probleme”, tha ai. Unë i thashë: “Nuk ka problem, ai ka invaliditet, ti ke probleme”.

Sarah e përshkroi Ronaldon si “njeriun më arrogant me të cilin kam folur ndonjëherë”. Nëna e Merseyside ka në plan të ndërmarrë veprime ligjore kundër yllit dhe United.

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame

Është ndarë nga jeta pas një ndëhyrje kirurgjikale të vështirë në zemër ish-kreu i kadastrës, Artan Lame. Lame, i cili...

Ja cili është fruti më i madh në botë, mund të peshojë deri në 40 kilogramë

Imagjinoni një frut aq të madh sa mund të ngatërrohet me një skulpturë bime, aq të rëndë sa duhet të ngrihet me të dy...

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli...

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale. Seanca...

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një...

Lajme të tjera

Web TV