‘Gushti i artë’ i sportit shqiptar, Kreshnik Leka shpallet kampion Europe në Peshëngritje

Gusht i artë për sportin shqiptar. Pas Luiza Gegës, një tjetër medalje ari ka ardhur në Shqipëri, këtë herë nga sporti i Peshëngritjes.

Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg.Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.

Njoftimi:

E jashtëzakonshme, Kreshnik Leka kampion Europe ??‍??

Shtangisti Kreshnik Leka merr medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

Leka, u shpall kampion në stilin e shkëputjes duke ngritur me sukses 115 kg. Ndërkohë, në dygarësh nuk u klasifikua dot.

Leka, i cili është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta, garoi në kategorinë 96 kg, mosha 45 deri 49 vjeç.

Leka i sjell një medalje ari Shqipërisë nga Europiani i shtangës zhvilluar në Raszyn të Polonisë.

Ndërkaq, peshëngritësi tjetër që përfaqësoi Shqipërine, Severin Lushi doli i 4-ti. Një performancë e mirë edhe nga Lushi, i cili me pak fat mund të ishte ngjitur në podium.