“Të dashuruar me Kristjanin”, Seria A magjepset pas Asllanit (VIDEO)

MILAN, ITALY - AUGUST 20: Kristjan Asllani of FC Internazionale in action during the Serie A match between FC Internazionale and Spezia Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on August 20, 2022 in Milan,Italy . (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Kristjan Asllani është duke magjepsur të gjithë me paraqitjet e tij me fanellën e Interit.

Mesfushori i Kombëtares ka marrë vëmendjen totale edhe nga faqja zyrtare e Serisë A në rrjetin social “Instagram” ku shkruajnë:

“Tashmë të dashuruar me Kristjanin”, duke iu referuar edhe “magjisë” së tij në driblimin e kryer në ndeshjen ku elbasanasi zhvilloi ndaj Spezias të shtunën në mbrëmje, ku zikaltërit triumfuan me rezultatin 3-0.

Kjo ishte paraqitja e parë e 20-vjeçarit me fanellën e Interit në Serinë A dhe menjëherë kanë qenë të shumta reagimet pozitive për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lega Serie A (@seriea)