Zihet me gruan dhe grabit makinën, ngec mbi shkallët elektrike të metrosë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skenë e rrallë është kapur në kamera në metronë e Madridit. Mediat spanjolle raportojnë se një makinë u vodh në parkingun e metrosë në stacionin e Getafes, dhe më pas ngeci në shkallët e tij në vendin e këmbimit të trenave, të quajtur “Plaza Elíptica”.

Fatmirësisht futja e makinës në shkallën elektrike është bërë pa shkaktuar asnjë lëndim, siç u raportua nga ekipi i Emergjencave Civile të Madridit.

Gjithçka ndodhi rreth mesnatës, kur shoferi-grabitës 36 vjeç hyri në kryqëzimin e “Plaza Elíptica” përmes aksesit ekskluziv të autobusit A-42, duke kaluar nga dyert e xhamit dhe duke u futur në shkallët e ambienteve të brendshme.

Ndërkohë, drejtuesi është transportuar në spital dhe nga hetimet rezulton të jetë person me precedentë penalë, i cili pasi ka debatuar me partneren e tij, ka hyrë në një makinë pa njerëz brenda që në atë kohë kishte çelësat në timon.

Me makinën e vjedhur, ai hyri në tunelin e autobusit A-42-HOV, kaloi nëpër dyert prej xhami dhe ngeci mes shkallëve elektrike, duke tentuar të marrë peng edhe një vajza të re për t’i shpëtuar policisë.

Zjarrfikësve nga Këshilli i Qytetit të Madridit u është dashur të kryejnë një operacion të gjatë për të nxjerrë automjetin nga shkallët.

Të fundit

Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë nga Virxhinia në Angli

Në vitin 1586, eksploruesi dhe oborrtari anglez Sir Walter Raleigh solli në Angli duhanin e parë nga kolonitë e...

Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste

Kur Juliet Schor publikoi librin e saj “The Overworked American” në vitin 1992, debati për reduktimin e orarit të punës mori vëmendje kombëtare në...

Ferri mbi tokë!/ I gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Nga Greqia në Spanjë dhe nga Franca jugore në Qipro, sistemi satelitor i NASA-s po regjistron shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun. Çdo pikë...

Beteja vendimtare e Bouvines: Franca mposht koalicionin gjermano-anglo-flamand

27 korrik 1214 Më 27 korrik 1214, në fushat pranë qytetit Bouvines, në veri të Francës, ndodhi një nga betejat më vendimtare të Mesjetës: Filip...

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit online për të luajtur një...

Lajme të tjera

Web TV