Ndodh në Korenë e Veriut! Kim Jong Un ndërton 8 rezidenca luksoze për… armiqtë!

Në Korenë e Veriut, ku shumëçka është e ndaluar, çudirat nuk janë të pakta!

Lideri i vendit, Kim Jong-un ka një mbrojtje të re kundër vrasjes së tij, duke ndërtuar disa pallate të reja në “qytetin e tij të ndaluar” në mënyrë që armiqtë të mos mund ta dinë kurrë se ku po fle, shkruan Daily Mail.

Tetë shtëpitë luksoze janë ndërtuar në kompleksin Ch’angkwangsan, një pronë e fshehtë në zemër të Pyongyangut. Eksperti Michael Madden tha se një arsye potenciale e ndërtimeve ishte që të mos dihej se ku qëndronte lideri korean.