Presidenti i PSG Al-Khelaifi i acaruar me Interin: Do të ta marr falas lojtarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“L’Équipe” raporton se shanset e Paris Saint-Germain për të nënshkruar me mbrojtësin sllovak Milan Škriniar tani janë shumë të pakta, pasi Interi u tërhoq nag negociatat pas dy ofertave.

Klubi parizien kishte rënë dakord për kushtet në parim me qendërmbrojtësin qysh dy muaj më parë, por ka hasur në zvarritjen e transferimit nag zikaltrit, të vendosur në vlerësimin (çmimin” e tyre për lojtarin.

Oferta e parë e kampionëve të Ligue 1 përbëhej nga një paketë që përfshin një tarifë transferimi prej 50 milion €, plus një lojtar në këmbim, ndërsa oferta e dytë e rriti shumën në 55 milionë €, por gjithashtu u refuzua.

Presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi, përballë mosgatishmërisë së Interit për të lëvizur, kërkoi të ndërhynte vetë. Ai i tha qartë klubit të Serie A se mbrojtësi sllovak do të përfundonte gjithsesi në Paris, në fund të kontratës së tij.

Një kërcënim se do ta merrte objektivin madhor me parametra zero pas një viti, duke nënkuptuar se ka akord me Skriniar. Kjo ndërhyrje “brutale” e sheikut nga Katari u interpretua si një kërcënim nga Interi, i cili tani ka kërkuar kohë për negociata.

Sidoqoftë, 27-vjeçari do të vazhdojë sezonin e tij të gjashtë me klubin milanez. Presidenti i Interit, Steven Zhang ka thënë se qendërmbrojtësi nuk do të largohet dhe madje mund ta zgjasë kontratën e tij.

Megjithatë, PSG i ruan shpresat dhe po përgatit një ofertë të re prej 60 milionë eurosh, plus një lojtar si këmbim, e cila nuk ka gjasa të pranohet.PSG To Make One Final Offer Of €60M + Unnamed Player For Milan Skriniar But  Inter Set To Reject It, French Media Report

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV