“Na dërgoi Zoti”/ Dy burrat shpëtojnë mrekullisht fëmijët që rrezikonin të mbyteshin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mrekulli ka ndodhur në qytetin e Teksasit, Dallas, ku një shofer autobusi i dhe ndihmësi i tij kanë arritur të shpëtonin dy fëmijë të cilët rrezikonin të mbyteshin.

Dy fëmijët kishin rënë në shtratin e lumit, dhe rrezikonin të merreshin nga rryma, ndërsa qëndronin të varur në degën e një peme.

Rruga nuk ishte shumë e frekuentueshme, por shoferi rastësisht kaloi në të, dhe dëgjoi të bërtiturat e dy fëmijëve. Më pas, së bashku me ndihmësin e tij, ata nxituan për t’u ardhur në ndihmë.

Ata lidhën rripat e sigurimit së bashku për të shpëtuar fëmijët, të cilët ishin varur në pemë gjatë përmbytjeve në juglindje të Dallasit.

“Duhet të ishte Zoti që na dërgoi në atë rrugë sepse normalisht nuk shkojmë andej”, tha shoferi Simone Edmond.

Në ndihmë u erdhën dhe banorët që jetonin pranë lumit.

Gjithë skena u filmua nga ndihmësi i shoferit, ndërsa veprimi i tyre heroik u bë viral.

Të fundit

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV