Pioli lëshon deklaratë bombë: Lojtarët të gjejnë zgjidhje, janë ata që më drejtojnë mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barazimi në Bergamo, i marrë falë një perle nga Bennacer, që shmangu humbjen, bëri që Milani të rrëshqasë në -2 nga kreu i tabelës, i mbajtur nga Napoli, Interi dhe Roma aktualisht. Për kuqezinjtë, tashmë pengesa e ka emrin Bologna në “San Siro”.

Ndeshja e dytë në shtëpi për kuqezinjtë, të cilët mundën Udinese në debutimin e sezonit të ri. Stadiumi do të jetë sërish plot për kampionët e Italisë, të vendosur për të vazhduar me serinë positive.

Në prag të kësaj ndeshjeje, Pioli foli në një konferencë për shtyp. Ndër temat u prek edhe pozicioni i të porsaardhurit De Ketelaere: “Unë i besoj, sepse ka potencial të madh. Ai mund të jetë gati për të luajtur nga fillimi. Natyrisht, ka nevojë për kohë përshtatjeje. Ai ka inteligjencë, kuriozitet për të kuptuar lëvizjet dhe metodat e punës. Në atë rol kam shumë zgjedhje. Le të shohim nga ndeshja në ndeshje. Nesër do të luajë njëri mes Giroud dhe Origi”.

Pioli nuk ka asgjë për t’u ankuar për këtë fillim sezoni: “Ajo që shoh tek lojtarët e mi është pikërisht qëndrimi. Ne nuk u përballëm me Atalantën me sipërfaqësi, por me vendosmëri dhe guxim. Hymë në histori me titullin, por duam të shkruajmë më shumë faqe të saj. Nesër do të jetë e vështirë”.

4-3-3 nuk duhet të përjashtohet: “Gjithçka është e mundur. Më pëlqen që lojtarët të gjejnë zgjidhje, janë ata që më drejtojnë mua. Një ekip që ka tre mesfushorësulmues…, bëhet e ndërlikuar. Duhet të jemi të rrjedhshëm dhe të lëvizim”.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV