Shkëmbim i bujshëm/ Ronaldo drejt Serie A dhe sulmuesi i Napoli-t drejt Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo drejt Napolit. Kështu raporton e përditshmja torineze “Tuttosport”, që zbulon se Manchester United u ka bërë napolitanëve një propozim shumë joshës dhe tani i takon yllit portugez të thotë fjalën e fundit.

“Djajtë e kuq” kanë kërkuar blerjen e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, për të cilin janë gati të paguajnë 100 milionë euro dhe të japin në huazim Cristiano Ronaldon për një sezon, duke marrë përsipër të paguajnë edhe një pjesë të mirë të pagës së portugezit.

Propozimi ka gjetur miratimin e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili aktualisht është duke diskutuar edhe me menaxherin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, për të kompletuar transferimin në ditët e fundit të merkatos.

Ylli portugez është i pakënaqur në “Old Trafford”, pasi nuk shihet si titullar nga trajneri Ten Haag dhe për më tepër, dëshiron të luajë në një skuadër që garon në grupet e Champions League, diçka që Manchester United nuk ia ofron dot këtë sezon.

Nëse marrëveshja do të realizohet me sukses, atëherë anglezët do të kompletojnë sulmin me 24-vjeçarin Osimhen dhe do të heqin dorë nga braziliani Antony, i Ajaxit, por në të njëjtën kohë do të “heqin qafe” edhe Cristiano Ronaldon, që është shndërruar në një barrë të rëndë në dhomat e zhveshjes.Victor Osimhen Rejected Man Utd But The Huge Offer Could Make Him Land

Të fundit

Rama porosi vajzave shkodrane mes batutave: Nëse keni simpatizant demokrat me mend…

Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant me të rinjtë e Shkodrës në fund të fjalës së tij...

“Bëra shaka kur thashë se do sjell paqen për 24 orë”, Donald Trump më në fund e pranon

Donald Trump, ka folur për herë të parë lidhur me deklaratat e tij para se të zgjidhej president i SHBA-së, ku tha se do...

Real Madrid shpërfill Federatën: pa konferencë, pa stërvitje, pa darkë zyrtare!

Tension para klasikes Barcelona - Real Madrid (nesër, 22:00). Klubi madrilen ka vendosur pak para orës 19:00 që të bëjë një shpërfillje totale ndaj...

Sherr masiv me sende të forta në Lundër të Tiranës, raportohet një person i lënduar

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rezidencë vilash në zonën e Lundrës, në Tiranë. Raportohet se një person...

Shehaj i kthen përgjigje Nokës: S’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se unë

Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është...

Lajme të tjera

Web TV