Ajax refuzoi ofertën stratosferike, Antony në intervistë: Dua të largohem, më shisni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antony me shumë gjasa do të lartohet nga Ajax gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos, teksa Manchester United pritet të jetë skuadra e tij e ardhshme.

Braziliani dëshiron të largohet nga kampionati holandez, pasi kërkon një eksperiencë të re në një kampionat më të fortë dhe kalimi në Premier League mund të jetë çështje ditësh.

22-vjeçari ka dhënë një intervistë me Fabrizio Romano pas lajmeve se Ajax kishte refuzuar një ofertë prej 90 milionë eurosh.

“Sot, në një takim me klubin, shpreha interesin tim të vjetër për t’u larguar, vetëm këtë herë me një ofertë të konsiderueshme në tavolinë. Ajax refuzoi me argumentin se kanë vetëm pesë ditë kohë për të më zëvendësuar”.

“Unë nuk po i kërkoj Ajaxit të më lirojë, po i kërkoj Ajaxit të më shesë me ofertën më të lartë ndonjëherë për një lojtar të Eredivisie. Unë kam insistuar në këtë temë që nga shkurti në mënyrë që klubi të rindërtojë ekipin me qetësi”, ka thënë ai.

Antony shpreson që dëshira e tij për t’u larguar nga Ajax do t’i detyrojë klubin të bien dakord për një marrëveshje me Manchester United.

Të fundit

Droni rus rrëzohet në Poloni, reagon ministria e jashtme: U shkel hapësira jonë ajrore

Një dron rus është rrëzuar gjatë natës në Poloninë lindore, duke shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet e vendit. Sipas...

Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

Në një replikë në distancë, ish-deputeti Edmond Spaho me Ilir Alimehmetin, ka pohuar për herë të parë një fakt që prej vitesh opozita ka...

‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

JAKIN MARENA - Në PD ka një keqkuptim shumë të madh me veten e kjo nuk ndodh për herë të parë! Në kushtet e...

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Lajme të tjera

Web TV