Kompromisi Kosovë-Serbi, i besuari i Trump-it: Kurti i tha ‘Po’ marrëveshjes së Thaçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shumta kanë qenë reagimet, pas arritjes së marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Ndër ta, ka reaguar edhe ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i njohur edhe si “i besuari i Trump”.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha ‘po’ marrëveshjes për të cilën ish-kryeministri Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë. Ai shton se uron që Kurti të fillojë t’i zbatojë edhe marrëveshjet e mëparshme.

“Kështu që@albinkurti ka rënë dakord për diçka që @HashimThaciRKS ka rënë dakord vite më parë… Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe një herë pranohen – por kësaj radhe Kurti thotë po. Ai po arrin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme,”- shkroi Grenell.

Më herët, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV