VIDEO/ Lazio ‘fundos’ Interin, ekipi kryeqytetas ngjitet në krye të tabelës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lazio ka mposhtur me rezultatin 3-1 Interin në “Olimpico”. Ka qenë Felipe Anderson ai që ka shënuar për të kaltrit në fund të pjesës së parë, duke çuar ekipin roman në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë Interi u duk mjaft i karikuar pasi në minutën e 51-të të takimit Lautaro Martinez do të barazonte shifrat.

Kur u duk sikur Interi do e kishte më të lehtë takimin, Lazio suprprizon dhe kalon sërish në avantazh në minutën e 75-të me Luis Alberton, i cili me një të djathtë nga jashtë zone shokon Handanovic-in.

Ndërkohë që në minutën e 86-të të takimit Pedro do të nxirrte nga “sirtari” një veprim spektakola brenda zonës zikaltër duke shënuar dhe golin e tretë për Lazion.

Sa i përket dy futbollisteve kuqezinj këtë ndeshje Asllani nuk luajti asnjë minutë për zikaltrit, ndërkohë që Hysaj u aktivizua në minutën e 71-të të takimit.

Pas kësaj ndeshjeje Lazio është ngjitur në krye të Serie A.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV