Ronaldo te Napoli? Spalletti : Sa mire nëse do të shihja një fanellë me emrin Ronaldo

Napoli është në kërkim të fitores së tretë radhazi në tri ndeshje, kësaj here në “Franchi” ndaj Fiorentinës. Pas sukseseve me Veronën dhe Monzën, blutë ndjekin ritmin e kampionatit të ri (Serie A).

Luciano Spalletti, i cili foli në konferencën për shtyp, u ndal te çështjet që kanë të bëjnë me merkaton, e cila po konsumon ditët e fundit: “Cristiano Ronaldo? Sa mire nëse do të shihja një fanellë të Napolit me emrin Cristiano Ronaldo.

Po qe se më pyesni nëse do ta stërvitja me dëshirë, do të thoja se cili trajner do të hiqte dorë nga kjo mundësi për ta mbajtur mend përgjithmonë. Siç tha agjenti, megjithatë nuk ekziston asnjë negociatë.

Fola me De Laurentiis dhe ai më tha se për momentin nuk ka asgjë të vërtetë. Le të jemi sa më realistë. Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e merkatos, e shoh të vështirë, por ky është vetëm mendimi im.

Si është Osimhen në këtë kuptim? Ai është si gjithmonë, sepse për një lojtar të forte si ai merkato qëndron gjithmonë e hapur. Rreziku i shpërqendrimit në merkato vlen për Osimhen dhe lojtarët e nivelit të tij, por shpejt do të mbyllet edhe ky sesion dhe do të jemi të qetë”