Frikë te Interi/ Dëmtohet Lukaku, do të humbasë derbin dhe mbetet në dyshim ndaj Bayernit

Ndërkohë që polemikat për humbjen ndaj Lazios janë ende të ndezura, një tjetër pllakë godet Interin. Mëngjesin e sotëm gjatë stërvitjes për ndeshjen e së martës kundër Cremonese, Romelu Lukaku është ndalur për shkak të një lëndimi.

Thashethemet e para flasin për tërheqje muskulare, por një diagnozë më e qartë do të bëhet vetëm pas analizave që do të kryhen nga nesër deri të martën. Prandaj, sulmuesi belg do të humbasë ndeshjen e ardhshme të ligës dhe sigurisht edhe derbin me Milanin të shtunën e ardhshme.

Prania e tij në debutimin e Champions League më 7 shtator kundër Bayern Munich është gjithashtu në dyshim.