Është gjetur i pajetë trupi i gazetares Candida Cristal Vazquez e cila ishte zhdukur që në korrik. REUTERS raporton se trupi i gazetares është gjetur në fillim të kësaj jave në Mazatlan, një qytet turistik meksikan në bregun e Paqësorit.
Candida Cristal Vazquez, gazetare e meksikane radios, por që punonte edhe për policinë lokale, u raportua e zhdukur në fund të korrikut. Në një deklaratë nga prokurori i përgjithshëm i shtetit thuhet se anëtarët e familjes e kanë identifikuar trupin si Vazquez. Policia e gjeti trupin e gazetares në një kanal në Mazatlan.
Vlen të thuhet se 2022 është viti më tragjik për median meksikane pasi deri më tani kanë humbur jetën 18 gazetarë.