Degjeneron keq situata në avion, pilotët zihen me shpulla dhe grushte gjatë fluturimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fluturimet nuk janë vetëm qejf! Ka edhe situata të pazakonta, si kjo që ka ndodhur në një avion të linjës Air France.

Mediat e huaja raportojnë se dy pilotët janë zënë gjatë fluturimit me shpulla dhe grushte, duke degjenuar në një sherr të vërtetë. Mësohet se dy pilotët kishin filluar të debatonin për arsye të kota.

Menjëherë pas ngritjes, njëri nga pilotët dyshohet se e ka goditur tjetrin pas një debati. Por nga shuplakat ata do të kalonin më pas tek goditja e njëri-tjetrit me valixhet e tyre. Situata e tensionuar është qetësuar nga stjuardesat, të cilat kanë dëgjuar përleshjen nga kabina dhe kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Pasi ndaloi sherrin, një anëtar i ekuipazhit u detyrua të kalonte pjesën tjetër të fluturimit ulur pas pilotëve nga frika se situata mund të përshkallëzohej edhe një herë.

Kompania franceze ka ndërhyrë menjëherë për incidentin dhe e ka cilësuar rastin si “sjellje krejtësisht të papërshtatshme”. Më pas ka konfirmuar se ka pasur një polemikë me një shkëmbim “gjestesh të papërshtatshme”, por ka saktësuar gjithashtu se mosmarrëveshja ka zgjatur për momente dhe se nuk ka ndikuar në sigurinë e pasagjerëve.

Pilotët e përfshirë në përleshjen në kabinë janë pezulluar dhe aktualisht janë nën hetim, siç shpjegohet në raportin e Autoritetit Francez të Hetimit të Sigurisë së Aviacionit Civil.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV