Pioli i ‘shqetësuar’, Milani humbet dy sulmuesit para derbit me Interin

Milani i Stefano Pioli-t e ka nisur javën me një lajm të keq i cili lidhet më dëmtimet e Ante Rebic dhe Divock Origi-t.

Të dy lojtarët e kanë braktisur stërvitjen e kuqezinjve në ditën e sotme pasi kanë ndjerë disa shqetësime fizike që do të vlerësohen në pasditen e ditës së sotme ose në mëngjesin e të martës.

Pioli po shpresonte që ta kishte grupin të plotë në prag të sfidës derbi por këto dëmtime duket se kanë prishur planet e teknikut të kuqezinjve i cili tashmë i ka opsionet në sulm mjaft të kufizuara.Attacco ai minimi termini per il Milan: Rebic e Origi non saranno convocati per il Sassuolo | Goal.com Italia