Ushtria ukrainase nis ofensivën kundër rusëve në jug të vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë filluar ofensivën në disa fronte në jug të vendit, për të rimarrë rajonin e Hersonit nga forcat pushtuese ruse, tha një zëdhënës ushtarak.

“Sot filluam aksione sulmuese në drejtime të ndryshme, duke përfshirë rajonin Herson”, tha transmetuesi publik ukrainas Suspilne, duke cituar zëdhënësen e komandës jugore, Natalya Humenyuk.

Ajo e konfirmoi lajmin disa minuta më vonë në një konferencë. Rusia pushtoi pjesë të Ukrainës jugore në fazën e parë të pushtimit të saj më 24 shkurt.

Ukraina është zotuar për javë të tëra për të kryer kundërsulm të madh për të rimarrë jugun dhe ka përdorur armë me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor për të goditur linjat ruse të furnizimit.

Humenyuk tha se sulmet e fundit të Ukrainës në rrugët logjistike jugore të Rusisë kishin “dobësuar pa dyshim armikun”, duke shtuar se më shumë se 10 depo municionesh ruse ishin goditur gjatë javës së fundit. Megjithatë, ajo nuk pranoi të tregonte më shumë detaje rreth ofensivës së re.

Udhëheqësi rajonal i Krimesë i emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov, hodhi poshtë pohimin ukrainas për një kundërofensivë në rajonin e Horsonit, të cilin e quajti të rremë, duke pretenduar se forcat ukrainase kanë pësuar humbje të mëdha në jug dhe vende tjera. Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV