“Ai e kujtoi ndihmën e Turqisë gjatë pandemisë”, shtypi turk jehonë intervistës së Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit 2022 në Slloveni, nuk i kurseu kritikat e tij nga Bashkimit Europian. Ai iu referua periudhës së pandemisë, kur tha se edhe pse vaksinat shpërndaheshin në të gjitha vendet e tjera, në Shqipëri nuk sollën as për mjekët dhe infermierët, e për pasojë Rama tha se nëse nuk do të ishim ndihmuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në vendin tonë mund të kishte pasur më tepër fataliteti si pasojë e Covid.

Ndaj, mediat turke i kanë bërë jehonë këtyre deklaratave, dhe kritikave që kryeministri Edi Rama i ka bërë Bashkimit Europain, ndërsa janë shprehur me lavde kundrejt tij për mirënjohjen e treguar ndaj Turqisë.

Shtypi turk shkruan se i pari i qeverisë shqiptare kujtoi dorën e ndihmës së Turqisë.

Duke kritikuar qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj procesit të koronavirusit, Rama tha: “Na harruan fare.

Ai tha se Bashkimi Evropian bëri gabime të turpshme në lidhje me vaksinën në atë kohë. Rama deklaroi se Turqia po jep ndihmë me vaksinat për Shqipërinë dhe vlerësoi presidentin Erdogan.

“Shumë njerëz do humbnin jetë pa Erdogan”, tha Rama- “Në çdo fjalim thonë se Ballkani duhet të jetë me ne dhe të mos lihet nën ndikimin e palëve të treta. Por çfarë ndodhi, Serbia e mori vaksinën nga Kina. Ne e morëm nga Turqia. Nëse nuk do të ishte presidenti Erdogan, shumë më tepër njerëz në vendin tonë do të kishin humbur jetën. Shpresoj që Evropa të marrë mësimin e saj.”

“Shpresojmë që Bashkimi Europian të mos e përsërisë gabimin e turpshëm që thjesht i shpërndanë vaksinat njëri-tjetrit dhe na harrojnë plotësisht ”, tha Rama .

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV