Berisha: SPAK-u le të shkrihet, nuk heton Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar me kritika të ashpra për instilacionin që do të vendoset përpara Kryeministrisë dhe që ka një vlerë 4 milionë euro. Ai ka shigjetuar drejtësinë e re duke hedhur akuza të rënda për apatinë për të hetuar çështjet e korrupsionit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbajti këtë të martë një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, ku u diskutuan problematikat dhe situata e vështirë ekonomike. Për të treguar se Qeveria po abuzon me paratë e taksapaguesve shqiptar, Berisha solli një shembull personal se si gjatë viteve që qëndroi kryeministër ka mbajtur makinën e të ndjerit Marko Bello, i cili ka qenë ministër gjatë qeverisë “Nano”.

Në fjalën e tij Berisha deklaroi se një instalacion prej 4 milionë euro aludohet se do të vendoset në oborrin e kryeministrisë. Sipas ish-kryeministrit ky është një tregues i abuzimit të qeverisë në këto kohë të vështira ekonomike. “Partia Demokratike ka një përgjigje të fortë. Ne kemi bërë denoncime të fuqishme këto vite, por ato nuk mjaftojnë. Unë besoj se veprimi qytetar dhe program janë rrugët e ndalimit të këtij varfërimi të frikshëm të shqiptarëve. Pak metra nga këtej është një oborr në kryeministri, aty kam pritur njeriun më të fuqishëm të globit, presidentin George Ë Bush. Sot del se aty Edi Rama do të vendosë një instalacion druri me 4 milionë euro. Më vjen keq t’ua them këtu, unë kam ndenjur 4-vjet me një “Benz” të të ndjerit Marko Bello”, është shprehur shefi i opozitës duke nënvizuar se “Këta s’dinë ç’bëjnë, 4 milionë euro për një instalacion”.

Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me ekspertë, Berisha se kryeministri Rama i vërsulet SPAK pasi ka arsye të forta për shkak se sipas kreut të PD Olsi Rama është i lidhur me skemat e Call Center-ave.

Lexo edhe :  Kreshnik Spahiu: Diplomatët u shtangën kur PD bashkoi votat me PS

“I vërsulet me tërbim ndaj SPAK, e dini pse. Sepse është Olsi Rama i lidhur me skemat e tmerrshme të call centerave. Është hetim ndërkombëtar ai. Dhe tani duhet të shkatërrojmë, për mua ta shkatërrojnë sepse që në fillim është ndërtuar si njësi e partisë, por beteja që i bëhet, sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet te Olsi Rama, bashkë me këtë Strakoshën pasi ka dhe të tjerë në këtë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme. Shteti nuk ekziston, institucionet nuk ekzistojnë. Është i domosdoshëm veprimi qytetar. Pa veprim qytetar ne nuk mund të zgjidhim problemin. Kjo është e vërteta.”, tha Berisha. Ai theksoi se këtu punët publike ndërtohen me çmime të tetëfishta krahasuar me Europën. “Sot kemi bukuri mahnitëse por ata që i zotërojnë janë thjesht klientelë. Turizmin e merr burri i ministres. E merr hokatari i kryeministrit. E marrin të tjerë që nuk kanë asnjë interes zhvillimor përveç frymëzimit. Shqiptarët vidhen ndoshta sa asnjë popull tjetër në botë, apo Europë. Në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara si maskë për të plaçkitur mbi 1 mln e gjysmë euro. Ky ka një emër , një kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh në Beograd. Ai shërben si maska e Edi Ramës për të ndërtuar Dubain. Kompani të tjera gjigandë instalohen pa garë. 760mln merren pa garë. Afera multimiliardëshe e Butrintit. Në Butrint përfiton vetëm një mafie që bën gjithçka. Nuk ka asnjë denoncim për shkelje madhore të konkurrencës që janë bazë kryesore e vjedhjeve të mëdha.”, tha Berisha.

 

 

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV