Në ditën e djeshme ka pasur disa ndeshje nga ekipet e mëdhaja në kampionatet “Big” të europës. Në Premier Ligën angleze, Chelsea zhgënjen duke u mundur 2-1 në transfertë nga Southampton.
Në Serie A, Milan barazon pa gola në transfertë ndaj Sassuolos, Roma fiton 3-0 në shtëpi ndaj Monzës dhe Interi fiton 3-1 në shtëpi ndaj Cremoneses.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
“La Gazzetta dello Sport” hapet me rikuperimin e zikaltërve “Kthehet Interi”. Interi mposht Cremonesen me rezultat 3-1 dhe tani hedh sytë nga derbi.
“Komando Dybala” ka shkruar gazeta italiane “Corriere dello Sport”. Dybala shënon dopietë ndaj Monzës dhe merr ekipin prej “dore”, në fitoren 3-0.
“Tuttosport” hapet me bardhezinjtë: “Paredes: u bë. Dhe tani Juve e vërtetë!“ Sot priten vizitat mjekësore për lojtarin në Torino.
“Spanja tregon gjithmonë fytyrën e saj” është titulli i madrilenes “AS”. Rudy në rrugën e tij për në Eurobasket. Alcaraz kalon në raundin e dytë të tenisit të US Open.
“Mundo Deportivo” hapet me tratativat e Barçës duke shkruar: “Sprint final”. Barça u takua dje me agjentin e Alonso dhe nënshkrimi i tij si lojtar i Barçës është në rrugën e duhur.
“Kthimi është karriera ime” është titulli i prestigjiozes “Marca”. Remco Evenepoel, çiklisti belg, shprehet i gatshëm për të pedaluar sa më shpejt të jetë e mundur.
Katalanasja “Sport” ka shkruar “Kundër orës”. Barça ka 48 orë për të mbyllur tetë rastet e hapura për të përcaktuar skuadrën e saj.