Kaos në Stamboll/ Anijes së nisur nga Ukraina i bllokohet timoni në ngushticën e Bosforit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije mallrash që transportonte 3,000 ton misër nga Ukraina, pati probleme gjatë lundrimit në ngushticën e Bosforit në Stamboll, të enjten.

Sipas mediave turke, frika ka qenë e madhe te ata që banojnë buzë Bosforit por edhe e anijet e tjera që lundronin, pasi timoni i “LADY ZEHMA” ishte kyçur duke dalë jashtë funksionit.

Reuters raporton se për pasojë është bllokuar trafiku edhe për mjetet e tjera të lundrimit.

Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se anija 173-metra “Lady Zehma” ishte ankoruar në mënyrë të sigurt pas një dështimi të sistemit të drejtimit rreth orës 1800 GMT. Askush nuk u lëndua duke përfshirë dhe rojet bregdetare.

Gjithsesi, informacionet që qarkullojnë në mediat e huaja bëjnë me dije se anijes mund t’i jetë dhënë fillimisht udhëzime të gabuara që në momentin kur u mësua dëmi.

Sipas qendrës së përbashkët të koordinimit të OKB-së, Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë për eksportin e drithit ukrainas, Lady Zehma u nis më 30 gusht nga Chornomorsk, Ukrainë, me destinacion Ravenna, Itali, dhe po transporton 3000 ton misër.

Të fundit

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me...

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para forcave britanike dhe hipi në...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Lajme të tjera

Web TV