Rama nga Beogradi: Ballkani i Hapur projekt paqeje, mos t’i vëmë flakën njëri-tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Panairin e Verërave në Beograd, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur.

Ne ceremoninë e hapjes se edicionit të parë të  panairit po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë se Veriut Dimitar Kovaçeski dhe kryeministri ne largim i Malit te Zi, Dritan Abazoviç.

Rama e nisi fjalimin e tij në ceremoni me batuta, duke thënë se do të flasë në gjuhën tij të çuditshme, pasi nuk e njeh gjuhën e çuditshme serbe.

Edi Rama:

Më duhet të flas në gjuhën time se nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme.

Vendosa të mos e përdor fjalën që më kishte përgtitur ekipi im se niste me shprehjen që “ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e bronxit”.

Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjpekur t’i tregojmë njëri tjetrit kush ka qenë i pari, kush është më i vjetri, kush e ka marrë i pari të drejtën të jetojë në këtë vend, ndërkohë një gjë kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër, të gjitha vendet tona janë këtu për të qendruar dhe pas nesh shumë vite e shekuj pas nesh.

Zgjedhja jonë është si të qendrojmë këtu në këtë vend duke qenë bashkë në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë më të jetueshme, paqësore për gjithë njerëzit tanë, apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri tjetrit e duke i vënë flakën njëri tjetrit si kemi bërë në shumë vite e shekuj.

Lexo edhe :  Gjuha bullizuese në fushatë/ ISP thirrje partive politike: Jepini fund fyerjeve!

Ballkani i Hapur është shumë më tepër se sa ekonomi e tregti, e shumë më tepër se sa politikë po e po, është një projekt paqeje dhe bashkëjetese në paqe, një projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët për të ardhmen, që kjo lagje e vogël në mes të Evropës mos vuajë më nga hijet e së shkuarës, por të bëhet vendi i të ardhmes për gjithë rininë tonë.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV