Termocentrali rrezikon katastrofë! Ekipi i OKB arrin në Ukrainë, mes tyre edhe shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën e 29 gushtit, një ekip inspektimi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), u nis për vizitë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, Ukrainë.

Teksa lufta ndodhet sot në ditën e 190 të saj, inspektorët kanë arritur në Kiev.

Ata do të monitorojnë situatën delikate në termocentralin më i madh bërthamor. Në mesin e inspektorëve ka edhe shqiptarë.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, deklaroi se misioni i IAEA dëshiron të “shmangë një aksident bërthamor” në uzinën e Zaporizhzhia.

Ndërkohë, Ukraina vazhdon t’i kërkojë Rusisë që të ndalojë bombardimin e zonës përreth uzinës, e cila është e pushtuar nga forcat ruse. “Trupat pushtuese ruse duhet të ndalojnë së shtëna në korridoret e përdorura nga delegacioni i IAEA dhe të mos pengojnë aktivitetet e tij në termocentral”, deklaroi zëdhënësi i diplomacisë ukrainase Oleg Nikolenko.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në zonën pranë termocentralit, sugjeruan se vizita mund të zgjasë vetëm një ditë, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe zyrtarët ukrainas pretendojnë se ajo do të zgjasë më gjatë. Rusia pushtoi centralin, më të madhin të Evropës në fillim të marsit si pjesë e asaj që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” i nisur më 24 shkurt.

Të fundit

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Lajme të tjera

Web TV