Tjetër tripletë në Premier League, Guardiola: Haaland do bëhet legjendë e Cityt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erling Haaland po shkëlqen në Premier League teksa për të dytën ndeshjen radhazi shënoi një tregolësh. Në sfidën që Manchester City triumfoi ndaj Nottingham Forest me rezultatin 6-0, tre realizime i takuan pikërisht norvegjezit që tashmë prek kuotën e nëntë golave në vetëm pesë ndeshje.

Sigurisht, për sulmuesin e transferuar këtë merkato nga Borussia Dortmund elozhe vijnë edhe nga trajneri Pep Guardiola. Tekniku spanjoll theksoi me siguri se Haaland do të bëhet një legjendë e Manchester Cityt ndërsa shtoi se sulmuesit nuk i interesojnë rekordet.

“Sergio Aguero është legjendë e klubit, por Haaland ka kualitetin për të mbërritur atje. Haaland ka shumë talent dhe ne duam ta ndihmojmë atë të arrijë sa më shumë me fanellën e Cityt. Duke njohur Haaland mendoj se ai është më i fokusuar te titujt se tek rekordet personale, por nëse arrin të fitojë trofe duke regjistruar edhe rekorde, atëherë aq më mirë”, u shpreh Guardiola.

Të fundit

“Vorbulla zjarri” përfshijnë Spanjën, flakët kërcënojnë parkun e mbrojtur nga UNESCO

Nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta kanë shkaktuar "vorbulla zjarri" të fuqishme, ndërsa flakët kanë përfshirë disa shtëpi dhe kanë detyruar...

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re, pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur me përgjigjen e Qeverisë...

Me not nga Maroku drejt Ceuta, autoritetet në alarm për sistemet e pritjes së emigrantëve

Rreth 100 persona, përfshirë disa fëmijë, rrezikuan jetën mëngjesin e së shtunës duke u përpjekur të notonin nga Maroku drejt Ceuta, enklavës afrikane në...

Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur në 838 milionë...

Si u kapën trafikantët shqiptarë me 40 milionë euro fitim nga trafikimi i drogës

Në një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit nga Belgjika,...

Lajme të tjera

Web TV