“Ballkani i Hapur”/ Firmosen marrëveshjet për tregtinë pa kufizime të ushqimeve

Në Beograd janë firmosur pak minuta më parë marrëveshje të rëndësishme në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Është zhvilluar ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, ajo e bashkëpunimit në kinematografi e aktivitete audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor, marrëveshje në fushën e energjetikës, marrëveshjen për bashkëpunim në fushat e emergjencave civile.

Pas pak pritet të nisë konferenca e liderëve të nismës ‘Ballkani i Hapur’.