Çfarë po ndodh në Pakistan? 1/3 e vendit nën ujë! Mbi 1200 viktima!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pakistani vijon të përballet me një katastrofë natyrore nga përmbytjet, që kanë shkatërruar një sipërfaqe të madhe në vend. Ekipet e shpëtimit të mbështetur nga helikopterë ushtarakë dhe anije vijojnë operacionet për evakuimin e miliona personave nga fshatrat e largëta në jug të Pakistanit, teksa rajoni po bëhet gati për vërshime të tjera.

Pothuajse 20.000 metër kub ujë për sekondë tani po bie në pjesën veriore të shtetit dhe së shpejti shirat dhe vërshimet do të godasin qytetin e madh, Sind, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive. Numri i viktimave nga vërshimet në Pakistan i ka kaluar 1200 dhe ky numër pritet të rritet.

Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të sëmundjeve ngjitëse në zonat e prekura nga përmbytjet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vërshimet kanë dëmtuar të paktën 888 ndërtesa shëndetësore, duke penguar përgjigjen e shtetit ndaj krizës të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore.

Qeveria pakistaneze tha se mbi 33 milionë persona – apo 15 për qind e popullsisë prej 220 milionë banorësh – janë prekur nga përmbytjet që kanë shkatërruar shtëpi, biznese, infrastrukturë, rrugë dhe po ashtu edhe të mbjellat. Disa vlerësime thonë se një e treta e shtetit aktualisht është nën ujë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 160 milionë dollarë për të ndihmuar për “këtë fatkeqësi të paprecedent klimatike”. Ndërkaq, OBSH-ja ka thënë se mbi 6.4 milionë persona kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare.

Të fundit

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit, eksperti: Lajm i mirë për ata që…

Banka e Shqipërisë ka ulur për vitin 2025 normën bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5% për monedhën kombëtare...

Vullkanet vetëm shkatërrojnë? Jo, qytetet mund të ndërtohen me llavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si një forcë e pamëshirshme e...

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua në aeroportin e Entebbes, në...

“Nuk e besova Ronaldon, por kishte të drejtë”. Vinicius zbulon këshillën që i dha CR7

Lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr, ka folur hapur për një këshillë të rëndësishme që mori nga legjenda e klubit, Cristiano Ronaldo - një...

Çekia zhytet në terr, trenat ngecin në Pragë

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Republikës Çeke, përfshirë kryeqytetin Pragë, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve...

Lajme të tjera

Web TV