“Çmendet” moti në Selanik, rrugët kthehen në lumenj, uji merr para motoristin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq që ka goditur Selanikun ka shkaktuar probleme të rënda mesditën e sotme, duke sjellë edhe dëme në biznese.

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur me një shpërndarës picash në rrugë, i cili shihet duke rrëshkitur nëpër ujë me motorin e tij.

Ai është përpjekur ta mbaje motorin duke vendosur këmbët në tokë, por më kot, pasi ujërat tërhoqën zvarrë në rrugën Riga Feraiu në Sykies.

Në një moment ai humbet ekuilibrin dhe ujërat e tërheqin për disa metra. Më pas arrin të ngrihet, megjithatë biçikleta vazhdon të jetë paksa e rënduar në ujërat e vrullshme.

Brenda pak minutash rrugët u bënë lumenj dhe uji hyri shumë shpejt në dyqanet përdhese, me pronarët që bënin maksimumin, madje duke përdorur kova për ta hequr, siç raportojnë mediat fqinje.

 

Ujërat e vrullshëm, në fakt, hodhën kapakët e kanalizimeve në rrugë në disa rrugë në Selanikun lindor.

Në të njëjtën kohë, rrufeja ka goditur çatinë e një banese në zonën e Nea Michanionës. Menjëherë ka rënë zjarr dhe ka mbërritur Shërbimi Zjarrfikës me tetë zjarrfikës dhe tre automjete. Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në objekt.

Të fundit

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet...

“Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve. Bushati tha se...

Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

Pas një pritjeje të gjatë, Real Madrid ka publikuar deklaratën zyrtare ku njofton largimin e Carlo Ancelottit. Në njoftimin, të publikuar në faqen e...

“Treni bullgar” në Elbasan, policia i gjen fletë votimi false kryeplakut në Pekisht

Policia në Elbasan ka nisur hetimet për rastin e denoncuar ditën e djeshme nga selia blu, ku kreu i PD Sali  Berisha dhe kandidati...

LaCivita, magji apo marifete?

Çapajev Gjokutaj Lidershipi i PD-së e shpalli me bujë triumfatori faktin që Chris LaCivita do të bënte kryestrategjistin politik të fushtës së tyre. Dhe gjithçka ishte e...

Lajme të tjera

Web TV