Kush po i eliminon kundërshtarët e Putin? 7 oligarkë rusë zhduken në rrethana misterioze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ravil Maganov, kryetar i bordit drejtues të Lukoil, kompania e naftës e dyta më e madhe në Rusi, vdiq të enjten në Moskë pasi ra nga dritarja e Spitalit Qendror Klinik (TsKB) në kryeqytetin rus.

Maganov ishte 67 vjeç dhe ishte gjithashtu nënkryetar i kompanisë së naftës. Në një deklaratë, Lukoil konfirmoi vdekjen e Maganov duke pretenduar se menaxheri vdiq “pas një sëmundjeje të rëndë”. Maganov është ekzekutivi i shtatë rus i energjisë, dhe i dyti me lidhje me Lukoil, që vdiq në rrethana të paqarta që kur Putin nisi luftën. Alexander Subbotin, një ish-anëtar i bordit të Lukoil, i cili zotëronte një kompani transporti, vdiq në maj pasi thuhet se kishte gëlltitur helmin e zhabave.

Në korrik Yuri Voronov, një biznesmen milioner me lidhje me Gazprom, gjigantin e energjisë në pronësi të Kremlinit, u gjet i vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë. Trupi i tij u zbulua në pishinën e një prone luksoze pranë Shën Petersburgut. Në vendngjarje u gjetën gjithashtu gëzhoja dhe një pistoletë Grand Power. Nuk dihet se kush e zotëronte armën. Vladislav Avayev, një ish-zëvendëspresident i Gazprombank dhe Sergei Protosenya, një menaxher i lartë në gjigantin energjetik të Rusisë Novotek, u raportuan të vdekur në muajin prill.

Ata të dy thuhet se kishin vrarë gratë dhe vajzat e tyre adoleshente përpara se të qëllonin veten. Igor Volobuev, një tjetër nënkryetar i Gazprombank, tha se ai dyshonte se Avayev ishte inkuadruar. “Ai mund të ketë ditur diçka. Ai mund të kishte paraqitur një kërcënim”, tha ai, pa dhënë detaje. Volubuev iku në Ukrainë pas pushtimit.

Të tjerët që vdiqën janë Leonid Shulman, kreu i shërbimit të transportit të Gazprom, i cili u gjet i vdekur me kyçet e duarve të prera në pronën e tij luksoze në janar, dhe një muaj më vonë Alexander Tyulakov, një tjetër zyrtar i lartë i Gazprom, i cili u tha se kishte varur veten në një fshat aty pranë.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV