Lojtari i Marseille bie dakort për kalimin te Leeds dhe më pas i refuzon nga aeroporti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bamba Dieng nuk do ta harrojë kurrë 1 shtatorin e vitit 2022, pasi i ka ndodhur një gjë shumë e papritur.

Sulmuesi senegalez kishte vendosur të largohet nga Olympique Marseille pasi konkurrenca në këtë klub ishte e madhe pas nënshkrimeve me Alexis Sanchez e Luis Suarez.

22-vjeçari fillimisht kishte rënë dakord për tu transferuar te Leeds United në Premier League dhe Marseille gjithashtu kishte arritur marrëveshje me klubin anglez.

Senegalezi ishte në aeroport të Marseilles për tu nisur drejt Anglisë kur në atë moment erdhi një ofertë më e lartë financiare nga skuadra tjetër franceze OGC Nice.

Në atë moment Dieng ndërroi mendje duke refuzuar Leeds-in, por më e rënda për të do të vinte pas disa orëve.

Sulmuesi qendror mori aeroplanin për të shkuar në Nice, ku nuk arriti t’i kaloj testet mjekësore dhe transferimi i tij dështoi tek klubi kuqezi.

Dieng ka kontratë me Marseillen deri në verën e vitit 2024, por ai mund ta finalizoj ende transferimin te Nice pasi sot do të ketë teste të reja mjekësore dhe dy klubet kanë marrë leje speciale nga Ligue 1 për tu kryer transferimi.

Të fundit

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Lajme të tjera

Web TV