Rama kritikon BE-në nga Beogradi: Mos përsërisni turpin që bëtë gjatë pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel BE-së që të mbështesë Shqipërinë dhe Ballkanin e Hapur me fonde, ndërsa bën thirrje që BE-ja mos përsërisë të njëjtin gabim që bëri me Ballkanin në kohën e koronavirusit.

Ndërkohë tha se rajonin po e pret një dimër i vështirë, si pasojë e krizës energjetike dhe se ndihma dhe fondet e BE-së do të jenë shumë të rëndësishme për menaxhimin e krizës energjetike.

Edi Rama: Dua ta ritheksoj edhe një herë. Ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur dje. Mund të kishte qenë një ditë e keqe për Ballkanin . Dhe në vend të hapnim dyert për njerëzit e punës apo të prodhimit dhe për shumë të tjerë. Mund të flisnim për tension, për konflikt për rrezik luftë. Kjo është zgjedhja që kemi bërë. Të shikojmë përpara të afrojmë njerëzit. Të kuptojmë sa më mirë njëri tjetrin.”

“Ky dimër ka gjasa të jetë më i vështiri që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Ky është fakt. Në vende si Britania, Franca apo Gjermani po paraqiten plane për të ndërprerë energjinë. Plane këto që përfshinë fikjen e dritave pas orës 22:00. Mbyllje të çdo aktiviteti restorante. Njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike. BE të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohë e pandemisë. E mbajnë mend të gjitha shumë mirë se si vendet e Ballkanit u detyruan të vraponin në Kinë, Rusi, Turqi për të filluar operacionin e shpëtimit të infermierëve dhe mjekëve për vaksinimi. BE u mbyll dhe pa vetëm brenda mureve të kështjellës së vetë. Dhe liderët e BE-së e kanë pranuar që ky ka qenë një turp.

Lexo edhe :  Batutat me fotot nudo në Spille, Rama: Këta zhabulanë më tregojnë mua se ç’është familja…

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia firmosën sot në samit marrëveshjet e përbashkëta midis tyre.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, kulturën, energjetikën dhe emergjencën civile.

Të fundit

Tirana fiton derbin, mbyll kampionatin e teta! Partizani zyrtarisht në “Final 4”

Tirana fitoi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmuni në...

VIDEO: Super Rey Manaj! Shënon dhe nxjerr ekipin nga zona e rrezikut. 11 gola këtë sezon

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është treguar deçiziv për ekipin e tij në Turqi. Sivasspor fitoi 2-0 kundër Antalyaspor dhe pas javës së 33-të...

Fushata elektorale, Rama me gratë dhe vajzat e Vlorës, “Marigoja” qëndis flamurin

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë e valle në takimin që po zhvillon sot me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës. Madje...

“K’cimi i Tropojës”, trashëgimi në UNESCO! Ministri Gonxhe: Moment krenarie

Në Teatrin e Kombëtar të Operës e Baletit është mbajtur mbrëmjen e së shtunës performanca nga “K’cimi i Tropojës” që është në listën e...

Doshi tenton një mandat në Kukës: Pa emigracion, ku do ishit ju sot?

Në Kukës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat në nevojë. “Fokusi jonë është luftë...

Lajme të tjera

Web TV