Kriza e energjisë dhe çudirat! Nobelisti i fizikës: Gatuani makarona me zjarrin fikur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka më hekurosje, por ka përdorim të kufizuar të furrës dhe dush në punë. Kështu evropianët po përpiqen të kursejnë energjinë elektrike, teksa faturat e tyre po vazhdojnë të shtrenjtohen.

Nëse të gjitha këto duken të çuditshme, duhet të dëgjoni se ka njerëz që po sugjerojnë që makaronat mund të gatuhen edhe kur nuk ka nxehtësi.

Është diskutuar prej disa kohësh, por tashmë është konfirmuar edhe nga fituesi i çmimit Nobel në Fizikë, Giorgio Parisi, i cili vendosi ta zbulojë drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

Teknika e gatimit nuk është e re. Disa thonë se e kanë mësuar nga gjyshja, ka nga  ata që pretendojnë se e kanë përjetuar në kurset më të njohura të gatimit, ndërsa në internet ishte Dario  Bressanini, vite më parë që do ta shpjegonte në Youtube.

Tani me rritjen që po pësojnë faturat e gazit dhe energjisë elektrike, fituesi i çmimit Nobel, Giorgio Parisi, është rikthyer për të folur për të.

“Kjo është hera e tretë që provoj dhe më duhet të them që funksionon! Pasi të ziejë ujin, hidhni makaronat dhe prisni 2 minuta … pastaj mund ta fikni lehtësisht gazin, thjesht përdorni një kapak dhe llogarisni një minutë shtesë nga koha e zakonshme. Të paktën 8 minuta kursim gazi! Duhet të ndryshojmë zakonet dhe nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe”, shkroi ai në facebook.


Epo, deri në dimër, kushedi se ç’do të dëgjojmë tjetër…

 

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV