Babai bëhet më i pasuri në botë kur $50 miliardë kalojnë gabimisht në llogarinë e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerikani Darren James u njoftua për shumën gjigante që kaloi në llogarinë e tij nga bashkëshortja që i tha se momentalisht ishin bërë nga njerëzit më të pasur të botës.

Shuma prej $50 miliardësh që kaloi në llogari e bënte babanë e dy fëmijëve nga Louisiana, njeriun e 25-të më të pasur në botë.

Por megjithëse lumturia nuk zgjati shumë para korrigjimit të gabimit, James thotë se emocionet ishin të mëdha.

“Ishte çmenduri të shikojë zerot që nuk mbaronin kurrë. Unë nisa të mendoj, nga kanë ardhur këto”, tha ai për rrjetin BR Proud.

“Gjithçka mendoja ishte se dikush do të vijë të më trokasë në derë … sepse unë nuk njoh njeri me ato shuma parash”.

Darren deklaroi më pas gabimin që kishte ndodhur në llogarinë e tij dhe u kujdes që paratë të shkonin aty ku ishin nisur: “Ne e dinim që ato nuk ishin tonat kështu që nuk mund t’i përdornim, pastaj nuk besoj se mund të kalonte pa u kuptuar diçka e tillë”.

Ai tha se kontaktoi shpejt me bankën, por pranonte se kishte nisur të fantazonte se çfarë mund të bënte me aq para.

Si ish-oficer i policisë së Louisiana, tashmë përfaqësues i pronave imobiliare, ai e dinte se kjo do të konsiderohej ‘vjedhje’.

Kur u njoftuan, banka Chase nisi menjëherë të punonte për terheqjen e fondeve por nuk thanë se për kë ishin destinuar paratë në të vërtetë, apo si ndodhi gabimi. Paratë u zhduken brenda dy ditëve.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV