“Championsi është kthyer”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Pritja mbaroi! Champions League më në fund u kthye, dhe fokusi i mediave sportive do të kthehet plotësisht këtu. Sot Real Madrid nis mbrojtjen e titullit, në një sezon i cili pritet të jetë akoma më i vështirë se ai i kaluari.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

Prestigjozja Marca shkruan “Champions është kthyer”. Real Madridi nis mbrojtjen e kurorës kontinentale, në një sezon që premton spektakël.Marka e shtëpisë 06/09/2022

La Gazzetta dello Sport hapet me Champions League në Paris: “Juve ndaj Marsianëve”. Përpara super sfidës PSG-Juventus, Allegri u shpreh: “Na duhet një test i veçantë kundër PSG-së së Neymar-Mbappé-Messi.Ata janë më të fortët nga të gjithë”. Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 06/09/2022

Corriere dello Sport gjithashtu nis Ligën e Kampionëve, me Rummenigge që hap dyert e Europës: “Juve më e forta mes italianëve”. Presidenti i Bayern Munich konsideron ekipin bardhezi si më të fortin në Itali, duke ushtruar presion mbi zikaltërit para ndeshjes mes tyre.Faqja e parë Corriere dello Sport 06/09/2022

“Juve kundër gjithçkaje” ka shkruar torinezja Tuttosport. Liga e Kampionëve nis mes vështirësive: nuk ka Paris për Di Marian, Pogba operoi gjurin, kritikat ndaj Allegrit, vazhdon dueli politik mes Al-Khelaifi dhe Agnelli.Prima Pagina Tuttosport 06/09/2022

“Mendoj se do të fitojmë tituj” është titulli i katalanases Mundo Deportivo. Ousmane Dembele shprehet shumë optimist dhe beson se klubi Blaugrana do të rikthehet në fitimin e titujve dhe në majën e futbollit europian.Kopertinat sportive të martën 9/6/2022

Dembélé: “ Me Xavi çdo gjë është e veçantë ” ka shkruar gazeta katalanase Sport. ‘Që nga Tuchel , nuk kam pasur një trajner të tillë’- u shpreh Dembele, duke i thurur elozhe trajnerit Xavi.Prima Pagina Sport 06/09/2022

Gazeta madrilene AS ia kushton faqen e par klubit të galaktikëve duke shkruar “Rruga për Championsin e 15 nis në Glasgow”. Sot Celtic-Real Madrid në orën 21:00.Prima Pagina AS 06/09/2022