“Dimri do të jetë i gjatë”/ Rusia kërcënon hapur Evropën, ja pamjet e “frikshme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Dimri do të jetë i gjatë”, këto janë vargjet e këngës së artistit rus Yuri Vizbor që shoqërojnë një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale si shantazh ndaj Ukrainës dhe Evropës.

Në video shihen punonjësit e gjigandit rus të gazit “Gazprom” që tregojnë që temperaturat zbresin nën 0 gradë, teksa “Gazprom” bllokon shpërndarjen e gazit në Evropë.

Videoja, e cila është shpërndarë gjerësisht në Telegram dhe Twitter gjatë orëve të fundit, nuk është publikuar në asnjë llogari zyrtare në rrjetet sociale të Gazprom, megjithatë shumë nga personat qëe kanë shpërndarë citojnë kompaninë ruse si burim.

Nga Ukraina ka reaguar këshilltari i ministrit të Brendshëm,  Anton Khraschenko i cili shkruan se Rusët vëertet po nemdojnë që mund të vrasin mijëra ukrainas, të pushtojnë territore të një vendi tjetër dhe të bëjnë Evropën të mbyllë një sy nga frika se mos i shantazhojë me gaz.

“Gazprom rus publikoi një videon ‘Dimri do të jetë i gjatë’ ku kompania ndalon rrjedhën e gazit dhe fillon epoka e akullit në Evropë. A mendojnë ata vërtet se mund të vrasin mijëra ukrainas, të kapin territore të një vendi tjetër dhe Evropa do të shikojë nga ana tjetër, e frikësuar nga shantazhi me gaz?”, shkruan ai.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV