Interi do ta nisë fazën e grupeve të Champions-it ndaj Bayern Munich, nesër në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në orën 21:00.
Skuadra zikaltër ndeshjen e fundit të kampionatit ka humbur me rezultatin 3-2 në derbin ndaj Milanit dhe shumë lojtarë janë akuzuar për mos impenjimin e duhur në këto sfidat e para të kampionatit.
Mes tyre është dhe kapiteni dhe njëkohësisht portieri Samir Handanovic, i cili në fillim të kampionatit nga Inzaghi është deklaruar se do të jetë ai numri 1 i portës zikaltër dhe jo Andre Onana, i ardhur në merkaton e verës me parametra zero nga Ajax.
Së fundmi klubi zikaltër ka zbardhur axhendën për ndeshjen e nesërme ndaj Bayern Munich dhe në konferencë për shtyp do të jetë sot në orën 15:00, trajneri Simone Inzaghi së bashku me fantazistin turk, Hakan Calhanoglu.
Një vendim i papritur ky i klubit zikaltër për të përfshirë në konferencën e parë për shtyp një futbollist tjetër dhe jo kapitenin e skuadrës.