Me vlerë 1 miliard paund, një nga anijet më të mëdha në botë rrezikon të shitet për skrap

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Global Dream II, një nga anijet turistike më të mëdha në botë të të gjitha kohërave, rrezikon të shitet për skrap para se të niset në udhëtimin e saj të parë.

Anija e lundrimit me vlerë një miliard paund, e cila ka kapacitet për të transportuar mbi nëntë mijë njerëz, ka kushtuar deri më tani 1.2 miliardë paund për t’u ndërtuar.

Ndërtimi i anijes ishte në përfundim, kur kompania MV Werften që po e ndërtonte shpalli falimentin në fillim të vitit 2022.

Deri më tani, ende s’është gjetur një blerës për anijen, e cila përmban një kinema luksoze në bord dhe me një park ujor. Kjo mund të çojë në shkatërrimin e anijes së lundrimit.

Ndërkohë ka ende shumë punë për përfundimin e saj me plotësimin me disa pajisje dhe vende pasagjerësh, edhe pse fizikisht është në rregull.

Ekspertët e industrisë së transportit, TradeWinds, thanë se Global Dream II “nuk do të kishte probleme për të gjetur një blerës në një treg të fortë lundrimi”.

“Përballemi me afatin për ta nxjerrë nga porti i saj i ndërtimit deri në fund të vitit 2023,” tha TradeWinds, riciklimi i anijes në Turqi është zgjidhja e fundit që Morgen shpreson të shmangë.

Global Dream II së bashku me një tjetër anije gjigante të linjës simotër, Global Dream, e cila është gjithashtu në treg, po ruhen në një kantier detar në Wismar, Gjermani, ndërsa kompania kërkon një blerës.

Administratori i MV Werften, Christoph Morgen tha se kantieri i anijeve Wismar i është shitur njësisë detare të Thyssenkrupp për të ndërtuar anije ushtarake.

Kjo nënkupton që dy anijet gjigante të lundrimit do të duhet të jenë jashtë deri në vitin 2023.

Lexo edhe :  16 Maj 1975/ Japonezja Junko Tabei bëhet gruaja e parë që ngjit malin Everest

Duhet të theksohet se operatorët e lundrimit janë goditur nga pandemia COVID-19 së bashku me pjesën tjetër të industrisë globale të udhëtimit.

Të fundit

BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate

Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin...

Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

Nisin aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025. Sipas njoftimit të ministrisë së turizmiti dhe...

Mot i keq në Italinë veriore, disa rajone mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Një valë e madhe e motit të keq po godet rajonin e Piemontes, me kryeqytet Torinon. Mëngjesin e sotëm lumi Po ka dalë nga...

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin Shtetëror të Floridës, 4 persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në kampusin e Universiteti Shtetëror të Floridës, sipas burimeve lokale të zbatimit të ligjit. Forcat...

Iu refuzua kërkesa në rendin e ditës, FSHF bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, që do të...

Lajme të tjera

Web TV