“God Save the King” për herë të parë pas 70 vjetësh, Anglia ndryshon himnin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket sikur gjithçka në Britaninë e Madhe ka marrë rrjedhë tjetër, tani që Mbretëresha ka mbyllur sytë përgjithmonë…

Madje, edhe Teksti i himnit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar do të ndryshojë tani që Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur.

Kënga, “God Save the Queen”, do të ndryshojë në “God Save the King”, pasi djali më i madh i Mbretëreshës, Princi Charles, merr fronin.

Të gjitha tekstet do të mbeten të njëjta, përveç se “mbretëresha” të zëvendësohet me “mbret” dhe “ajo” të zëvendësohet me “ai”.

Mbretëresha Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më e vjetër në fuqi në botë, me një brez që përfshin 70 vjet në pushtet.

“God Save the King” është në fakt titulli origjinal i himnit; ai u shkrua në 1745 dhe u bë i njohur si himni kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar në fillim të shekullit të 19-të, sipas faqes zyrtare të familjes mbretërore.

Mbretëresha mori fronin në vitin 1952, kur teksti ishte “God Save the King”, për nder të mbretit George VI..

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV