Ishte paralajmëruar, pas tërmetit të sotëm bien disa shkëmbinj në ishullin e Zakynthos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i fortë prej 5.4 ballë i shkallës Rihter që ndodhi në orën 10:36 të mëngjesit të së enjtes në zonën detare mes Kefalonisë dhe Zakynthos ka tërhequr vëmendjen e sizmiologëve.

Sipas Protothemës, edhe pse nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale, si pasojë e tërmetit, disa shkëmbinj u shkëputën nga plazhi Navagio në Zakinthos, siç kishte paralajmëruar sizmologu Gerasimos Papadopoulos pak 24 orë më parë.

“Ishte një tërmet i dukshëm në Kefaloni dhe Zakynthos. Në këto zona priten padyshim pasgoditje, madje dua të them se tërmeti i sotëm ka ndodhur në të njëjten thyerje si tërmeti i madh i Kefalonisë në vitin 2014, ai që ekziston midis Kefalonisë dhe Lefkadës. Duhet vëmendje, nuk jemi të shqetësuar, ne po e monitorojmë”, tha për protothema.gr, presidenti i OASP, Efthymios Lekkas.

Vihet re se deri në orën 11:16 të mëngjesit të së enjtes ka pasur edhe 7 tërmete të tjera në zonën e gjerë me magnitudë më të madhe se 3.7 ballë të shkallës Rihter.

Siç shpjegoi drejtori i Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, për tërmetin 5.4 Rihter “është një zonë në të cilën ka një thyerje të madhe në perëndim të Kefalonisë, në pjesën jugore kemi pasur tërmetin dhe është pika ku zhytet pllaka.”

Nga ana e tij, profesori i gjeologjisë Gerasimos Papadopoulos në postimin e tij në Facebook theksoi se praktikisht nuk ka asnjë rrezik me të dhënat e deritanishme. Megjithatë, ende nuk janë të sigurt nëse ishte tërmeti kryesor.

Tërmeti me magnitudë 5.4 Rihter është ndjerë veçanërisht në Lixouri, siç tha kryebashkiaku i Lixourit, Giorgos Katsivelis, epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare pranë Lixourit dhe ishte veçanërisht i dukshëm.

Lexo edhe :  “Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“E vërteta është se bota dhe të gjithë ne ishim të shqetësuar, por deri më tani nuk kemi asnjë raport për dëme. Ekuipazhet tona kanë dalë në rrugë me inxhinierë dhe mbrojtje civile duke kontrolluar për probleme në rrugë, ndërtesa, fshatra dhe komunitete. Jemi të shqetësuar dhe do të bëjmë një kontroll të plotë, sepse kemi ende mbeturina nga tërmeti i madh i 2014-ës. Duhet të jemi të kujdesshëm.” tha ai.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV