Nuk shqiptonte dot emrin e saj, si Mbretëresha Elisabeth II i vuri vetes nofkën Lilibet

Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë sot në Balmoral në moshën 96-vjeçare. Pas 70 vitesh në sundimin e mbretëreshës, në fron do të ngjitet djali i saj, Princi Charles.

Teksa të gjithë kujtojnë jetën e saj ulje-ngritje, një detaj shumë interesant ka rënë në sy.

Prindërit i zgjodhën emrin Elizabeth Alexandra Mary për nder të nënës së saj, Aleksandra dhe për stërgjyshen nga babai Mary. Megjithëse të gjithë në shtëpi e quanin me dashuri “Lilibet”, emër që Princi Harry zgjodhi për të bijën.

Cila është arsyeja për këtë pseudonim? 

Nuk është një shkurtim i emrit të saj. Përkundrazi, është një nofkë që i ka vënë vetes kur ishte një fëmijë i urtë.

Në fëmijërinë e saj, kur ajo nuk ishte as trashëgimtare e fronit, ajo kishte vështirësi të shqiptonte emrin e saj të plotë, kështu që e ndryshoi atë derisa në fund e quajti veten Lilibet.

Motra e saj ishte Princesha Margaret, e lindur në vitin 1930. Ata u shkolluan në shtëpi nën mbikëqyrjen e nënës së tyre dhe Marion Crawford, guvernantes e tyre, e quajtur edhe si “Crawfie”. Ata u trajnuan duke marrë mësime për histori, gjuhë, letërsi dhe muzikë.

CraWford më vonë botoi një libër biografik mbi vitet e hershme të Elizabeth dhe Margaret të titulluar Princeshat e Vogla. Në tekst përshkruhej dashuria e mbretëreshës për kuajt dhe qentë.