Revista Forbes/ Klubet më të vlefshme momentalisht në futboll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi rifitoi vendin e parë në listën e Forbes të klubeve më të vlefshme të futbollit, përpara Barcelonës dhe Manchester United.

Paris Saint-Germain ( PSG) është klubi që e ka rritur më shumë vlerën e tij në ‘top 10’ të klubeve të futbollit, 280% në pesë vjet, sipas listës së Forbes që analizon 12 muajt e fundit.

Forbes analizoi 50 entitetet sportive më të vlefshme në botë, ndër të cilat vendosi tetë në futboll në një listë në të cilën shumica janë nga futbolli amerikan dhe NBA. Real Madrid renditet si klubi i parë i futbollit, në vendin e trembëdhjetë në renditjen globale.

Klubi spanjoll, fitues i 14 titujve të Champions League, ka një vlerë prej 5.1 miliardë dollarësh, pak më shumë se 5 miliarda e Barcelonës, e cila kishte marrë kryesimin në listën e mëparshme.

Manchester United (4,6 miliardë), Liverpool (4,45 miliardë) dhe Bayern Munich (4,28 miliardë) kompletojnë ‘top-5’. Manchester City ndjek nga pas, me 4,25 miliardë. Në vendin e shtatë është PSG, me 3.2 miliardë, përpara Chelsea (3.1 miliardë).

Juventusi i Torinos (2,45 miliardë) dhe Tottenham Hotspur (2,35 miliardë) mbyllin ‘top-10’. Atlético de Madrid është në vendin e trembëdhjetë, me 1,5 miliardë.

Të fundit

Milionerët e opozitës

Nga ARTUR  AJAZI Flasin dhe akuzojnë, sulen dhe premtojnë, por harrojnë se populli i njeh mirë. Harrojnë se shqiptarët i...

Mbi 1400 vrasje nga janari në qytetin meksikan/ Ekzekutohet anëtari i këshillit bashkiak

Një tjetër akt dhune tronditi qytetin Teocaltiche në Meksikë, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Bashkiak, José Luis Pereira, u qëllua për vdekje teksa...

Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni! Në fokus rëndësia e bashkëpunimit

Presidenti Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve për t’u takuar më komunitetin...

‘Zëvendëson’ edhe parashikimin e motit/ Ja profesionet që rrezikohen nga ‘AI’

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale,...

6 mln $ për heqjen e non gradës/ Krymadhi: Bravo u qoftë, s’më duket shifër e ekzagjeruar

Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s prej 6 mln dollarësh në SHBA, me qëllim heqjen e non grata-s së Sali...

Lajme të tjera

Web TV