“Mos e quaj ëndërr”/ Ja titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava sportive nisi si rrallëherë me mungesën e futbollit të magjishëm anglez të Premier League si pasojë e ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II duke anulluar kështu ndeshjet respektive të javës së 7 të kampionatit.

Megjithatë, emocionet kurrë nuk mungojnë në botën e sportit. Fitore të rëndësishme në Itali, triumfe historike në basketboll dhe një spektakël i vazhdueshëm në La Liga të Spanjës.

Për këto dhe shumë të tjera, ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme.

“La Gazzetta dello Sport” hapet me titullin: Testi i Milanit. Ekipi i Stefano Piolit arriti një fitore të rëndësishme në Serie A në një transfertë të vështirë kundër Sampdorias.

Kuqezinjtë vuajtën jo pak pasi Leao u largua me karton të kuq duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë të cilët gjetën golin e fitores me anë të një penalltie të realizuar nga Giroud.

E përditshmja “Tuttosport” ndalet tek gara e shumëpritur e Formula 1 ditën e sotme si dhe sfida e Juventus në mbrëmje kundër Salernitanës. “Ferrari, të paktën në Monza” shkruan prestigjozja italiane duke iu referuar kështu pole position të Leclerc i cili synon fitoren në pistën vendase. “Juve, nuk është më PSG”. Skuadra e Allegrit kërkon të rikthehet te fitorja pas zhgënjimit në Champions League kundër PSG.

Francezja “L’Equipe” zhvendos fokusin te ecuria fantastike e Marseille të cilët regjistruan fitoren e 5 radhazi duke barazuar me pikë ekipin e PSG. “Drejt përpara” shkruan gazeta e njohur pas suksesit të merituar mbrëmjen e djeshme kundër skuadrës së Lille me rezultatin 2-1.

Në Spanjë, e gjithë vëmendja ditën e sotme do të jetë në finalen e US Open ku talenti 19-vjeçar Carlos Alcaraz kërkon Grand Slam-in e parë në karrierë. “Mos e quaj ëndërr” shkruan media e njohur “AS”. Spanjolli shihet si favorit në përballjen kundër norvegjezit Kasper Ruud dhe tashmë suksesi historik duket gjithnjë e më pranë.

Lexo edhe :  Në stadium priten 30 mijë tifozë, Shkëndija sot me mision historik në Bukuresht!

“Jeni të mëdhenj” shkruan e përditshmja spanjolle “Marca” për triumfin historik të kombëtares spanjolle të basketbollit kundër Lituanisë, duke prekur kështu çerekfinalet e Europianit të Basketbollit.

Së fundmi, gazeta “Sport” flet për suksesin e radhës së Barcelonës, e cila duket se nuk ka rivalë këtë sezon. “Sport” hapet me titullin “Një tjetër goleadë”, me sulmuesin polak Lewandowski i cili nuk rresht së shënuari për skuadrën katalanase.

Të fundit

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Lajme të tjera

Web TV